Lokale - eSIMy

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Selmanaj foli për shtetin ligjor.“Shtet ligjor – s’ka tjetër!”, shkroi ai në Facebook.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një operacion të madh në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky operacion që vlerësohet të jetë më i madhi i këtij lloji në Republikën e Kosovës, vjen pas një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria e Gjilanit, lidhur me pretentidemt për veprimtari të paligjshme në atë pjesë.Sipas Prokurorisë së Gjilanit, aksioni është kryer nën dyshimin për bixhoz të paligjshëm, trafikim me njerëz, trafikim me armë, trafikim me narkotikë, kontrabandim me mallra dhe aktivitete të tjera kriminale.

E për këto dyshime, pas prangave janë vënë 33 persona, prej të cilëve 10 janë zyrtarë policorë, si dhe janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale./GazetaBlic