Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj ka sqaruar qëndrimin e tij rreth bashkëpunimit që LDK mund ta këtë me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
Selmanaj ka thënë se ai kurrë nuk ka dhanë asnjë deklarim as intervistë për mediat serbe, dhe se bashkëpunimin me Listën Serbe në asnjë moment nuk e ka vlerësuar si çështje primare për LDK’në.
Ai ka theksuar se edhe po të duan ata si opozitë LDK dhe VV të bashkëpunojnë me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë, kjo Listë nuk do bëj një gjë të tillë pa lejen paraprake të Radojçiqit, Haradinajt apo Vuçiqit dhe Thaçit sepse sipas Selmanajt, miqësia e tyre është e hershme.
Reagimi i plotë i Selmanajt në Facebook:
Sa për sqarim.
Me insistimin e miqve po e shkruaj këtë status lidhur me disa shkrime të mediave fashiste të Serbise, dhe për fatin e keq edhe tē disa medieve dhe personaliteve në Kosovë që me ose pa vetedije hyn në shërbimin të tyre.
E kanë dhënë disa medie tē Serbisë kinse une kam thënë që me serbët do e rrëzojm qeverinë e Ramush Haradinajt! Fillimisht e injorova këtë sepse mendoja qe nëse do merresha me këto medie fashiste sikur po i vleresoja, por sa po e shoh shumë njerëz e kane kuptuar sikur unë paskam thënë kështu dhe kinse qenkam intervistuar nga këto medie.
E para: Kurr në jetën time nuk kam dhēnë asnjë deklarate apo intervistë për ndonjë nga mediat e shkruara apo elektronike të Serbisë.
E dyta: Mediet serbe i janë referuar disa portaleve tona “profesionale” të PAN-it, nga një interviste e imja në emisionin Dossier ne rtv Dukagjin të datës 21.11.2018.
E treta: Në këtë emision, pyetjes së gazetarit se a e do ngritni mocion mosbesimi ndaj Qeverise Haradinaj? Une i jam përgjigjur se: LDK fillimisht po bisedon me partitë politike shqiptare për ti dhënë fund keqqeverisjes. Në pyetjen tjetër se a do bisedoni edhe me listen serbe? Unë kam thënë që nëse ska dakordim mes partive politike shqiptare ne do bisedojm edhe me të tjerët përfshirë këtu edhe Listen serbe.
Po ju njoftoj se pergjigja pēr mocionin nuk ka qenë ne kontekstin e tanishem pas vendimit për taksën 100%, por si çështje që LDK dhe VV kanë në diskursin dhe angazhimin e tyre tashme që 1 vit për ta gjetë mundësinë që ta rrēzojmë këtë qeveri abuzuese.
Qasja e medieve serbe është në agjenden e tyre për ta sulmu qeverinë për vendimin e saj, e qe në fakt deklarata ime ka qene ne kontekst krejtesisht tjetër.
Në fund, për të gjithë ata që kanë mendësinë e medieve të tilla dhe që për fat të keq jetojnē mes nesh, ju them se edhe po te duam ne si opozitë LDK dhe VV ta rrezojmë qeverinë bashkë me listen serbe, kjo e fundit nuk do bêj pa lejen paraprake të Radojqiqit dhe Ramushit apo Vuqiqit dhe Thaqit sepse miqësia e tyre është e hershme.