Lokale - eSIMy

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, në foltore ka ngritur kritika të shumta kundër Vetëvendosjes, e në veçanti kryeministrit Albin Kurti.

“Ne kemi faj z.Kurti që të kemi bërë kryeministër”, i tha Kurtit Selmanaj.

Deputeti Selmanaj tha se “LDK-ja është konstantja, e partitë tjera variante”.

Deputeti Selmanaj theksoi se LDK është “fajtore” që e bëri kryeministër, Albin Kurtin, Hashim Thaçin President si dhe Vjosa Osmanin kryetare të Kuvendit.