Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas publikimit të listës së 75 personave që iu sekuestruan vilat në Brezovicë, ku në mesin e të cilëve janë Enver Hoxhaj dhe vëllezërit e ish-presidentit Thaçi.
Bajqinovci ka ironizuar duke shkruar se ishte “i shqetësuar” mos “po del emri i vëllait të tij”.
Ai tutje nuk çuditet me faktin se vilat e sekuestruara lidhen me politikanë dhe familjarë të politikanëve nga PDK-ja
“Sot qenkan publikuar emrat e politikanëve, zyrtarëve të lartë dhe familjarëve të politikanëve që u janë sekuestruar vilat në Brezovicë, në zonën ku ndërtimet janë të palejuara. “Isha” shumë i shqetësuar mos po del edhe emri i vëllaut tim, por “çuditërisht” po dalin zyrtarë dhe familjar të figurave kryesore të PDK-së”, shkruan ai.
Ai ka uruar edhe kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj për punësimin e djalit të tij.“Me këtë “harq” urime edhe punësimi i djalit të Kryetarit të Prizrenit në kompanin “Ekorigjioni” ku aksionar kryesor është komuna e Prizrenit”, përfundon ai.






