Dje rreth orës 9:00 të mëngjesit Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë AK- 47 dhe një sasi fishekësh e karikatorësh në fshatin Peran.

Sipas raportit të PK- së, gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit mashkull K/Shqiptar janë gjetur dhe sekuestruar: një armë AK-47, një pistoletë, tre karikatorë dhe 66 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.