Skuadra e Llapit ka triumfuar ndaj Ballkanit me rezultatin 4-3 pas ekzekutimit të penalltive, për të vazhduar tutje dhe për të eliminuar nga Kupa skuadrën e Bledi Shkëmbit.
Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit ironizoi duke theksuar se i vjen mirë që janë rikthyer tifozët në stadiume, duke aluduar në numrin e madh të personave që ishin në shkallët e stadiumit në ‘Zahir Pajaziti’, përkundër faktit që nuk lejohen shkaku i luftimit të Covid-19.
E për këtë deklaratë të Shkëmbit reagoi edhe sekretari i Llapit, Muhamet Rexhepi, i cili “thumboi” trajnerin e Ballkanit, Bledi Shkëmbin.
“Mirë që u rikthyen tifozët edhe në pankinat zyrtare, pasi që patën mundësi me pa Llapin e mrekullueshëm duke dhënë leksione”, shkruan Rexhepi në Facebook.






