Deputeti i Kuvendit, Korab Sejdiu i ka shkruar një letër kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj nga i cili ka kërkuar që të gjej zgjidhje për grevën në arsim.
Ai përmes një letre të cilën e ka postuar në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga kreu i ekzekutivit që të gjej zgjidhje urgjente.
“Diku 500 mijë nxënës dhe studentë të institucioneve publike arsimore të të gjitha niveleve janë jashtë klasave, duke çrregulluar në tërësi procesin e mësim-nxënies në vendin tonë… Besoj se nuk kam nevojë t’ju flas për dëmet që kjo grevë po i shkakton vendit tonë, e as për arsyet që na kanë sjellë në këtë gjendje të krizave të shumta sociale…”, thuhet mes tjerash në letrën e Sejdiut.






