Ish-presidenti dhe njërherit ish-lideri i LDK-së Fatmir Sejdiu ka komentuar koalicionin LDK – AAK –NISMA.

Ai ka thënë se ka pasur një marrëveshje paraprake,derisa thotë se LDK ka humb 6 muaj me VV-në, transmeton Indeksonline.

Ndërsa Sejdiu vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Thaçit për mandatimin e Hotit si kryeministër, e quan komplot politik.

“Ka qenë komplot politik, Gjykata Kushtetuese ka shërby si instrument politik, në këtë rast të presidentit, që lidhen dy tre elemente të kohës që ka dasht me heq një subjekt politik.

Kemi një historik të shkurtë që ka ndodhë më heret me rezultat të votova, po gara e madhe për NISMA-n është një element që krijon një fond të veçantë rezervë. Ka pas një komunikim për një moment që mund të vij shpejtë”.

Derisa ish-presidenti thotë se shkarkimi i Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares, s’i bën nder LDK-së.

“Është interesant dhe ka një histori të veten dhe mendoj që LDK-së s’i bën nder si ka vepruar dhe hap derën e shkopit në mënyrë figurative për këdo që mendon ndryshe.

Megjithatë ka pas një mundësi tjetër që kjo të jetë një pjesë e kapërcimit normal logjik si tek të tjerët. Kemi rastin për çështjen e ndryshimit të kufijve. Së pari zgjedhja e Isa Mustafës në kuvendin e fundit dhe parafundit, një përkrahje e një koncensusi pa palën tjetër.

Jo një koncensus që mos të ketë të tjerë, siç s’mu lejua mua. Një shkelje e madhe, që e quaj një kuvend të papërfunduar e që janë pasojat.

E kanë dit qëndrimin tim prandaj, s’kanë kërku përgjigje si anëtar i LDK-së, nuk kam pas ftesë”.