Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, në fjalimin e tij në seancën që po mbahet për taksën 100 për qind, e ka cilësuar qeverinë Kurti një shqetësim për të gjithë qytetarët, duke e krahasuar atë me virusin që po merr vëmendje globale, koronavirusin.
“Dua t’i kujtoj kryeministrit një thënie që kryetari I PDK në një emission. Nëse ju vini në pushtet ju do ta hiqni taksën, por nuk është për tu cuditur sepse kryeministri aktual ka mashtruar në vazhdimësi qytetarët jo vetëm me taksën, por edhe me flamurin, edhe me himnin , edhe me qëndrimin e tij se nuk ulem me Serbinë pa kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë dhe pa u kthyer eshtrat e të zhdukurve në Kosovë.do ishte mirë të na tregojh kryeminsitri se cfarë ndodhi me tërë këtë transformim”.
“Përderisa shqetësim global i të gjithë njerëzve në botë sot është koronavirusi, veprimet dhe transformimet që po bën kryeministri aktual dhe LVV, koronavirus për qytetarët do të jetë qeveria e Albin Kurtit, sepse cdo ditë e më tepër po rritë ndikimin e Serbisë në Kosovë dhe po varfëron vendin në të gjitha aspektet”.






