Secili njehsor i energjisë elektrike, kudo qoftë i vendosur, shtesë do ta ketë koston prej 2.5 eurosh për televizionin publik, raporton KTV .
Një gjë të tillë e ka paraqitur Rashit Gashi, në një pankartë që e ka vendosur pranë hyrjes së Kuvendit të Kosovës.
Gashi, që është punëtor i KEDS-it, tha se aksionin e ka bërë si qytetar që e kundërshton pagesën.
për protestë, të bërë publike vetëm në rrjete sociale, iu përgjigj veç një numër i vogël qytetarësh. Megjithatë, ajo mori mbështetje edhe nga sindikalistë të KEK-ut.
Gjatë ditës, edhe KMDLNJ-ja ka reaguar, duke e konsideruar pagesën për RTK-në kundërkushtuese dhe duke bërë thirrje që ajo të refuzohet nga qytetarët.
Këshilli ka rikujtuar se një praktikë e tillë parapagimi është e kundërligjshme dhe mund lehtësisht të rrëzohej në Gjykatën Kushtetuese, derisa në reagim janë përmendur edhe telashet që e shoqërojnë RTK-në në vazhdimësi.
“RTK, që nga fillimi, ka pasur probleme me menaxhimin, qoftë editorial, qoftë financiar, për faktin se ka qenë 100% e ndikuar politikisht, duke iu përshtatur çdo garniture në pushtet,” thuhet në reagim.
Projektligji për RTK-në ende nuk është kaluar në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës.