Qeveria amerikane nuk o ta udhëheqë procesin ndërmjet Serbisë e Kosovës, kjo është punë për Bashkimin Evropian”por ne do të jemi aty të ndihmojmë aq sa mundemi”, ka thënë në një intervistë për agjencinë FoNet ambasadori i SHBA-së në Serbi Kyle Scott.

Ai ka porositur se tash është momenti i mirë për bisedime në mënyrë që të arrihet kompromisi dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, transmeton Koha.net

“Por, se çfarë do të jetë normalizimi dhe çfarë do të jetë marrëveshja, ne ende s’e dimë”, ka thënë Scott duke theksuar se SHBA –ja përkrah BE-në në këtë proces

Sipas fjalëve të tij, “cilado qoftë zgjidhja, ajo do të duhej të arrihej nga palët negociuese, përkatësisht nga Kosova dhe ng Serbia”.

“Nuk mundte bashkësia ndërkombëtare t’i thotë njërës palë ose tjetrës diçka e ajo të zbatohet, por duhet të vendosni ju dhe Kosova. Duhet të jetë afatgjate dhe e qëndrueshme e jo ndonjë ide e pazbatueshme”, ka sqaruar Scott.

Zgjidhja duhet të sjellë stabilitet të rajonit e jo ta bëjë rajonin të destabilizuar ka thënë ai dhe ka shtuar se SHBA-ja nuk ka vija të kuqe dhe as nuk thotë se do të pranojë çfarëdo që do të vijë nga Serbia e Kosova.

“Por, ne themi se jemi të hapur për zgjidhje dhe jemi të hapur të shohim cila është marrëveshja ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe e dimë që nuk do të ketë marrëveshje nëse nuk ka bisedime”, ka thënë Scott.

Sipas vlerësimit të tij, tash për tash konflikti nuk është i ngrirë po negociatat janë të ngrira, prandaj do të duhej gjetur mënyrë që të kthehemi pas në bisedime , gjë që ka qenë gjithmonë qëndrimi ynë.

“Mendojmë se taksat i kanë ndihmuar kësaj situate dhe duhet gjetur mënyrën që të ulemi në tavolinë të flasim për problemet” ka thënë Scott dhe ka përsëritur se qeveria amerikane nuk do ta udhëheqë këtë proces por BE-ja, “porse ne do të ndihmojë aq sa mundemi”.

I pyetur për ndryshimin eventual të kufijve, ai përgjigjet se “ nuk e di se sa një zgjidhje e tillë është reale”.

“E dimë se edhe vetë presidenti Vuciq ka thënë se kjo tashmë nuk është zgjidhje reale dhe nuk është e pranueshme në Serbi, e udhëheqja e Kosovës thotë se ndryshimi i kufijve është i papranueshëm”, ka përkujtuar Scott.

“Ne kurrë nuk jemi shprehur për këtë lloj zgjidhjeje sepse ne siç kemi thënë se mendojmë që kjo duhet të jetë temë e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka saktësuar ambasadori amerikan dhe ka përkujtuar se Kosova për SHBA-në është shtet i pavarur.

Dy vende të pavarura mund të vendosin për kufijtë ndërmjet tyre.

“Nëse kjo është pjesë e zgjidhjes, ne nuk themi që jemi kundër, as që jemi për, por do të shikojmë se çfarë zgjidhjeje është ajo”, ka sqaruar Scott dhe ka përsëritur se ajo zgjidhje siç e sheh tash për tash është joreale.

Në pyetjen për gjendjen në komunat Bujanov, Medvegjë e Preshevë, Scott ka përkujtuar se ky rajon ka që gjithmonë i varfër, por duhet të shihet nëse zhvillimi i tij ekonomik është prioritet për Serbinë.