Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se BE-ja duhet të vazhdojë udhëheqjen e dialogut dhe se Kosova duhet ta heq taksën.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se Kosova duhet ta heq taksën ndaj Serbisë në mënyrë që të vazhdohet dialogu.

Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi duhet të udhëhiqet nga Bashkimi Evropian dhe siç u shpreh Scott, Amerika e njeh BE-në si udhëheqëse të tij dialogu, transmeton lajmi.net.

I pyetur nga mediet serbe, nëse SHBA do të zbatojë autoritetin e saj për ta bindur Kosovën që të rikthehet në dialog, Scott ka thënë se, se SHBA-ja ende vazhdon të njohë udhëheqjen e BE-së në proces dhe se sipas tij, më e rëndësishme është që të gjitha palët të kthehen në tryezën e bisedimeve.

“Taksa është pengesë dhe i kemi thënë qartë qeverisë në Kosovë se ne mendojmë se duhet të largohet. Kështu që ne mund të shkojmë në tryezën e bisedimeve dhe atje është sfida më e madhe”, ka thënë Scott.