Kryetari I SBASHK-ut, Rrahman Jashari në një prononcim për Gazetën Blic tregoi se informatat për tri fazat e fillimit të mësimit i mori nga mediat e jo nga Ministria e Arsimit.
Megjithatë ai thotë se do të pranojnë çdo plan nga Ministria por vetëm nëse pranohen kushtet e Sindikatës të cilën e udhëheq ai.
“Për këto faza ne kemi ndëgju në media, SBASHK-u e mbështetë cilindo version të cilin e jep Ministria, por kemi kërkesat tona, e ato janë: Mësimdhënësit mos të ngarkohen mbi normën e tanishme; Objektet shkollore duhet të jenë të përgaditura dhe të mbrojtura që të mos ketë prbleme as për nxënësit e as mësimdhënësit”, tha ai për Gazeta Blic.
Ai deklaroi se javën tjetër do të kenë takim me Ministrin dhe se do të dakordohen me të për hapat të cilët do të ndërmerren e edhe për fazat e fillimit të mësimit.
E Ministri i Arsimit në mbledhjen e Qeverisë tregoi për planin e Ministrisë ku sipas kësaj mësimi do të filloj në tri faza, duke filluar në fillim me 1 shtator pastaj më 7 dhe me 10 shtator.
Ministri po ashtu tregoi se Komunat e Kosovës kanë shprehur dëshirën të fillojnë mësimin në objektet shkollore.






