Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), si dhe Këshilli i Prindërve në Kamenicë kanë kundërshtuar idenë e kryetarit, Qëndron Kastrati, për mbylljen e disa shkollave me numër të vogël të nxënësve, shkruan sot Koha Ditore.
Nëse realizohet kjo ide, afro 200 mësimdhënës pritet të mbesin pa punë. Por Komuna është zotuar se ata do të angazhohen në mësime plotësuese, kurse të tjerët do të paguhen nga 70 deri 80 për qind të pagës deri në pensionim të parakohshëm.
SBASHK-u vlerëson se kjo ide nuk e trajton edhe fatin e mësimdhënësve tepricë.
Kryetari i Kuvendit të Sindikatave të Arsimit Fillor dhe të Mesëm të Kamenicës, Nazim Jakupi, deklaron se është vështirë të gjendet mbështetje ligjore e cila do të lejojë nënshkrimin e një marrëveshjeje në mes Sindikatës dhe Komunës, e cila parasheh sistemimin e mësimdhënësve tepricë.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)