Deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka ofruar mbështetje për kandidatin e VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Bulliqi, në një postim në Facebook ka thënë se mbështetja e Bogujevci është e pakursyer për qeverisjen e tij.
“Me nënkryetaren e Kuvendit dhe simbolin e sakrificës, Saranda Bogujevci, e cila pakursyer po ofron mbështetjen për qeverisjen tonë të mirë”, ka shkruar Bulliqi.






