Samsung do të prodhojë ekrane fleksibël për Google, Vivo dhe Xiaomi.

Samsung po bën shumë mirë në atë fushë dhe deri në fund të vitit do të lëshojë Galaxy Z Fold 3 dhe Galaxy Z Flip 3, dy telefona të tjerë inteligjentë me ekrane fleksibël.

Google, Vivo dhe Xiaomi gjithashtu kanë njoftuar se do të lançojnë një telefon inteligjent me ekrane fleksibël deri në fund të vitit dhe se ekranet do të prodhohen nga Samsung.

Samsung Display do të fillojë prodhimin masiv të paneleve fleksibël OLED të destinuara për tregun e lirë në tetor, dhe vetëm tre nga këto kompani do të jenë në gjendje të paraqesin telefonat e tyre të rinj deri në fund të vitit.

Google do të prezantojë “Fold”-in e tij, ekrani i palosshëm 7.6 inç, Vivo dhe modeli i tij do të kenë një ekran 8 inç, ndërsa dimensionet e telefonit Xiaomi me një ekran fleksibël nuk dihen ende.