Galaxy A50 është njëri nga shumë modele të Samsungut të kategorisë së mesme dhe versioni i tij i përditësuar për vitin 2019 vjen me brend dhe filozofi të re.

Megjithatë, as dizajni i tij e as specifikat nuk japin përshtypjen e një smartfoni premium. Por a është e mundshme që ta gërvishtim? A mund t’i mbijetojnë flakës pikselët e ekranit? Dhe në fund, a do të mund të lakohet ky smartfon?

Të gjitha këtyre pyetjeve i është përgjigjur kanali i njohur në YouTube, JerryRigEverything, i cili në testet e tij të pazakonta për qëndrueshmëri e kishte Samsung Galaxy A50.

Në mënyrë standarde, ekrani i smartfonit mund të gërvishtet deri në nivel të gjashtë, me prerje më të thellë deri në nivelin e shtatë, transmeton Koha.net. Kamerat e pasme janë të vendosura prapa xhamit mbrojtës. Po ashtu, ekrani duroi rreth 30 sekonda nën flakën e një shkrepëse.

Dhe kur është fjala për testin e lakimit, nuk do t’ju zbulojmë, kështu që shikoni videon më poshtë se si ka kaluar Galaxy A50 në këtë test të qëndrueshmërisë.