Kosova me 17 maj pritet të marrë pjesë për herë të parë në Samitin e Sofjes që organizohet për shtetet e Ballkanit Perëndimor nga i cili pritet të marr konfirmimin të qartë për integrim të mëtejmë në BE, ka deklaruar Ardian Arifaj këshilltar i Presidentit të Kosovës.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se në këtë samit normalisht do të kërkohen projekte konkrete se si të përshpejtohet anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE.

“E para është shumë me rendësi që Kosova merr pjesë në Samitin e Sofjes, e barabartë si gjitha shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor. E dyta është Samiti i parë i BE-së që Kosova merr pjesë dhe një mesazh i ripërsëritur që BE dhe Ballkani janë një dhe se shtetet se shtet aspiruese kanë të ardhme në BE. Në këtë samit normalisht do të kërkohen projekte konkrete se si të përshpejtohet anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE”, ka thënë Arifaj.

Ai ka theksuar se është falënderues veprimit i Bullgarisë si organizatore që nuk ka pranuar të heq  dorë prej samiti për shkak të presioneve, por edhe që ka insistuar së bashku shtetet e BE-së që edhe Kosova të jetë pjesë e këtij samiti.

“Si Spanja, Greqia, Rumania dhe shtetet tjera nuk janë kundër të ardhmes Evropiane të Kosovës. Ato thjeshtë nuk e njohin Kosovën për shkak të implikimeve të brendshme politike. Përkundrazi e kanë përkrahur Kosovën në proceset integruese shembull si MSA-në dhe tani presim përkrahje edhe liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë këshilltari i presidentit.

Ndërkaq sa liberalizimit, Arifaj ka thënë se kjo nuk varet prej Samitit të Sofjes. Liberalizimi i vizave varet prej vetë Kosovës, dhe institucioneve të saj, ku në këtë rast kriteret janë përmbushur dhe tani mbetet vetëm të kemi edhe pak durim dhe të presim vendimin e Brukselit dhe institucioneve të BE-së për heqjen e vizave.