Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është pritur në hyrje të pallatit të Brigadave nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Tirana këtë të enjte është shndërruar “kryeqendra”, e Ballkanit Perëndimor ku liderët e vendeve janë bërë bashkë në Samitin e organizuar Shqipëri.

Pjesë e këtij samiti është edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili është pritur në hyrje të pallatit të Brigadave nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Shqipëria është këtë herë mikpritësja e samitit të radhës i cili zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku pjesë do të jenë liderët e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

Ndërkohë, drejtimi i këtij Samiti do të bëhet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi