Hamdi Salihi ka vazhduar të shënoj në futbollin austriak.

Sulmuesi shqiptar e ka nisur si gjithmonë ndeshjen si titullar për skuadrën e tij Neustadt.
Skuadra e sulmuesit shqiptar ishte nikoqire e Wattens ku në fund rezultati ishte i barabartë 2-2.

Neustadt ishte duke pësuar humbje para tifozëve të vet me rezultat 0-2 deri 15 minuta para fundit.
Por pasi ngushtuan epërsinë në minutën e 74, disa minuta më vonë erdhi edhe goli i barazimit.
Ishte minuta e 83’ kur sulmuesi nga Shkodra, Hamdi Salihi shënoi golin e barazimit nga pika e bardhë.

Falë këtij goli, Salihi vazhdon të kryesojë listën e golashënuesve në Ligën e Parë të Austrisë me 17 gola këtë edicion.
Neustadt kësisoj mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 44 pikë dhe me gjasa të mira për tu futur në Bundesligën austriake.