Sulmuesi i Liverpoolit u ka bërë thirrje fansave të ekipit të tij që ta sjellin Anfieldin në Madrid.
Ai nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar fansat, bashkëlojtarët e trajnerin si dhe është shprehur optimist duke thënë se sezoni ende nuk ka përfunduar.
Salah ka shkruar: “Tani duket e hidhur por sezoni ende nuk ka përfunduar. Unë dua ti falënderoj bashkëlojtarët, trajnerët e fansat. Dhe fansa ju lutem ta sillni Anfieldin në Madrid.”
Kujtojmë se Liverpooli e Tottenhami do të luajnë në finale të Ligës së Kampionëve më 1 qershor në Madrid.






