Gazetari dhe moderatori i emisionit Politiko, Kushtrim Sadiku dha detaje eksluzive mbi ofertën që lëvizja Vetvendosje pritet të ia ofroj LDK-së.
Pas ftesës zyrtare për koalicion që i pari i VV-së, Albin Kurti ia dërgoi sot atij të LDK-së, Sadiku tregoi se çfarë mund të ketë risi.
“Ajo çfarë marrë vesh nga burimet e mia është se ekziston një ofertë gjeneroze nga VV-ja në raport me LDK-në. Mund të nënkuptoj kryeparlamentarin dhe presidentin por jo pozicionin e kryeministrit”, kjo mbetet për tu parë, nëse do të ndodh ndonjë takim mes Kurtit e Abdixhikut“, bëri të ditur Sadiku.