Pagat në BMW janë ndër më të mirat në industrinë gjermane dhe evropiane të veturave.
Prodhuesi bavarez i veturave është duke ecur mirë dhe kjo është reflektuar edhe në rezultatet financiare. Për shkak të kësaj, ata shpërblejnë bujarisht punëtorët e tyre.
“Kununu” shkruan se njerëzit që punojnë në punë mirëmbajtjeje në BMW marrin një pagë mesatare vjetore bruto prej 36.400 euro, ndërsa punëtorët e kualifikuar të prodhimit mund të llogarisin në 42.100 euro.
Logjistikët kanë rrogë 52 mijë euro.
Nga ana tjetër, programuesit dhe inxhinierët fitojnë nga 77.200 deri në 88.900 euro bruto në vit. Për drejtuesin e ekipit, paga vjetore bruto është rreth 114.500 euro, kurse praktikantët paguhen 17.300 euro bruto. Pagat e menaxherëve ato janë të shprehura në miliona euro.
Por kjo nuk është e gjitha, duke pasur parasysh se përveç shtesave sindikaliste dhe pushimeve, punonjësit në BMW marrin rreth 13.7 paga në vit. As kjo nuk është e gjitha, sepse BMW e ndan fitimin me punëtorët në një shumë prej 9.175 deri në 15.700 euro.