Lokale - eSIMy

Rusia ka vendosur sanksione ndaj presidentit amerikan Joe Biden dhe sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken, shkruan CNN.

“Në përgjigje të një sërë sanksionesh të paprecedentë  nga 15 marsi i këtij viti, ‘lista e ndalimit’ ruse përfshin në bazë të reciprocitetit Presidentin J. Biden, Sekretarin e Shtetit A. Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes L. Austin dhe Kryetarin e Shefat e Përbashkët të Shtabit M. Milley, si dhe një numër shefash departamentesh dhe figura të njohura amerikane”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme ruse.