Rusia ka dënuar fuqitë botërore për mbështetjen që i kanë ofruar udhëheqësit opozitar të Venezuelës, i cili e deklaroi veten si president i përkohshëm, duke e quajtur ketë një përpjekje për të “uzurpuar pushtetin”.
Moska deklaroi se kjo masë bie ndesh me ligjet ndërkombëtare dhe se është “rrugë e drejtpërdrejtë për gjakderdhje”.
Juan Guaidó u vetëshpall president i përkohshëm të mërkurën – një veprim i njohur nga SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar dhe disa vende të tjera, ndër to edhe Kosova.
Presidenti Nicolás Maduro, i cili ka mbështetjen e disa vendeve tjera, ka shkëputur marrëdhëniet me SHBA-të si kundërpërgjigje.
Maduro ka qenë në detyrë që nga viti 2013. Ai ishte betuar për një mandat të dytë në fillim të këtij muaji, pasi fitoi zgjedhjet e 2018-ës të cilat u bojkotuan nga opozita dhe u përcollën me dënime të mëdha për manipulim të votave.
Guaidó, i cili është kreu i Asamblesë Kombëtare, ka thënë se nenet brenda Kushtetutës së Venezuelës e lejojnë atë të marrë pushtetin e përkohshëm, sepse ai beson se zgjedhja e Maduros, rrjedhimisht edhe presidenca, janë të pavlefshme.
Ai është zotuar të udhëheqë një qeveri kalimtare dhe të mbajë zgjedhje të lira dhe demokratike.






