Rumania nuk e ka në plan të ndryshojë parimet e veta në lidhje me Kosovën.

Ky vend do të vazhdojë të mos e pranojë pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008 në Prishtinë.

Kështu tha ambasadorja Rumanisë në Beograd, Silvia Davidou, gjatë një takimi me kryetarin e “Këshillit për Kosovë e Metohi” në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun.

Ajo deklaroi se shteti i saj u rri besnik parimeve të veta për të mos e pranuar “shtetin e vetëshpallur të Kosovës” dhe se për Bukureshtin zyrtar është e pranishme vetëm ajo zgjidhje me të cilën pajtohet Beogradi.