Në vazhdën e takimeve që po i zhvillon kryetari i Odës Ekonomike e Kosovës, Berat Rukiqi, me të gjitha institucionet ekzekutive, gjatë ditës së sotme, Rukiqi është takuar me grupet parlamentare në vend.
Rukini ka thënë se këto takime po bëhet duke tentuar që ta arrijnë një pajtueshmëri shoqërore dhe politike për ta përkrahur ekonominë, raporton Ekonomia Online.
“Që nga data 13 mars jemi në takim me të gjitha institucionet ekzekutive me sistemin financiar sidomos me Bankën Qendrore, me institucionet financiare ndërkombëtare, donatorë, tash së fundmi edhe me grupet parlamentare, gjithmonë duke tentuar që ta arrijmë një pajtueshmëri shoqërore dhe politike për me përkrahë ekonominë, e cila sigurisht do të futet në një krizë që nuk e kemi njohur më herët dhe që do të jetë sigurisht me pasoja në indikatorët kyç të ekonomisë”, ka thënë ai.
Teksa ka folur për pakot emergjente të propozuara nga Qeveria në detyrë dhe iniciativat e partive politike, Rukiqi ka thënë se është më e rëndësishmja është që të implementohet njëra, dhe të hyjë në fuqi mjetet financiare.
“Ne tash jemi në fazën ku e kemi një pako emergjente të qeverisë, ka edhe iniciativa parlamentare. Nuk dua të hyjë në detaje të asnjërës, por ajo që është e rëndësishme që këto mjete të futen në qarkullim, kjo është shumë me rëndësi, se shumë ka vlerë në ekonomi se kur futet paraja në qarkullim, në mënyrë që me mbërrijë atë efektin e domosdoshëm dhe atë që i duhen ekonomisë. E dyta ne kemi kërkuar edhe më herët që në nivel të ekzekutivit të ngritet një trup koordinuese që i mbledhin idetë sektorit privat dhe i analizon ato dhe pastaj e përgatisim një tretman që i duhet ekonomisë në fazën e rimëkëmbjes”, ka thënë ai.
Rukiqi ka thënë se më e rëndësishme është që të ketë një pako që i adreson nevojat e sektorit privat. E cila sipas tij, do ta minimizonte dëmin në ekonomi.
“Me rëndësi është që ta kemi një pako e cila është e qartë dhe e cila i adreson nevojat e sektorit privat, e cila minimizon dëmin në ekonomi dhe e cila mundëson që të ruhet likuiditeti në ekonomi dhe të ruhen vendet e punës, pavarësisht sesi janë procedurat apo paqartësitë që i kemi në këtë mozaikun politik që është krijuar për shkak të vendimit të parlamentit. Prandaj me rëndësi është që të ketë një pako që e mbërrin efikasitetin më të lartë në ekonomi dhe për këtë të ketë konsensus të të gjitha aktereve të shoqërisë”.