Edmond Rugova ka lënë gjurmët e tij në futbollin kosovar. Ai ishte pjesë e gjeneratës së artë të klubit Prishtina, që në vitet tetëdhjeta luajti me sukses në kampionatin e shtetit të atëhershëm federativ, Jugosllavisë, shkruan sot Koha Ditore.

Prej vitit 2006 deri në vitin 2009, në një periudhë shumë të vështirë të futbollit kosovar, Rugova ishte përzgjedhës i Kosovës dhe në një mënyrë vuri themelet e përfaqësueses.

Një lojtar tjetër me emrin Edmond Rugova synon po ashtu të bëjë histori në futbollin e Kosovës. Bëhet fjalë për djalin e ish-përzgjedhësit, emri i saktë i të cilit është Edmond Max Rugova. Por Rugova i ri njihet nga të gjithë me emrin Max.

Max Rugova (18) u lind në SHBA, ku familja e tij jeton prej kohësh, ndërsa tash karrierë po bën në Gjermani. Ai ka përjetuar ngritje të madhe gjatë vitit 2018, përkatësisht në vjeshtën e vitit që po ikën. Fillimisht është transferuar te klubi gjerman Nuernberg, ndërsa më pas ka nisur karrierën në përfaqësuesen e Kosovës, për të cilën babai i tij ka dhënë një kontribut të madh në një periudhë shumë të vështirë.

Maxi ka regjistruar nëntë paraqitje në Bundesligën e juniorëve me ekipin U-19 të Nuernbergut. Ka shënuar një gol. Ndërkohë sulmuesi i lindur më 17 shkurt të vitit 2000 ka luajtur tri ndeshje me U-19 të Kosovës në kualifikimet për evropian