Deputetët e LDK-së, Naser Rugova dhe Haxhi Avdyli , kanë dalë në një konferencë për media për të komentuar të gjeturat nga raporti i progresit në fushën e shëndetësisë.

Rugova tha se janë duke e pritur momentin më të mirë për të rrëzuar Qeverinë Haradianaj, njofton Klan Kosova.

“Janë 58 nënshkrime dhe po e presim minutën e parë që këtë Qeveri, më të dobëtën pas çlirimit ta dërgojmë në shtëpi”.

Deputetët thanë se mospasja e një vizionit nga Qeveria aktuale për mbrojtjen shëndetësore të qytetarëve është ndër problemet kryesore të kësaj fushe, njofton Klan Kosova.

“Vonesa e madhe për plotësim ndryshimin e ligjit për sigurimet shëndetësore në vendin tonë, i cili nuk është ndryshuar është barriera kryesore e popullit të Kosovës – i vetmi në kontinent që nuk e gëzon këtë të drejtë”.

“Raporti më tutje adreson edhe vërejtjet e strategjisë së komunikimit për mbështetjen e këtij ligji të rëndësishëm për mbrojtjen shëndetësore”.