Vetëm pak ditë më parë Artane Rizvanolli, u shpreh e lumtur se qytetarët kursyen energjinë elektrike.

E kjo në mënyrë indirekte mund të ketë ngjallë një ide tek qytetarët se mund të ketë zbritje te çmimit.

E lirim jo se jo, por se do te ketë shtrenjtim, këtë e konfirmon ZRRE/

Kjo nuk po iu duket shumë befasuese eksperteve të energjisë.

Vezir Rexhepi thotë se një vendim i tillë ka pasur të merret qysh në dhjetor të vitit të kaluar.

Madje kjo ka qene e pamundshme te evitohet pasi që do ta dërgonte KESCO-n drejt falimentimit sipas Rexhepit.

Derisa kjo po iu duket normale eksperteve, qytetaret kane ankesa te mëdha për këtë shtrenjtim te paralajmëruar.

Kujtojmë se ngritja e çmimeve të faturave të rrymës kishte shkaktuar reagime të shumta edhe gjatë vitit të kaluar, kur Kosova, sikur shumë vende të botës po kalonte nëpër një krizë energjetike.