Të reshurat e borës me intensitet të lartë, janë duke vazhduar në qytetin e Podujevës, raporton Llapi.info

E këto të reshura kanë bërë që rrugët në këtë qytet të jenë akoma të vështira të kalueshme.
Mirëpo, mbikëqyrësi i rrugëve në qytetin e Podujevës Rasim Fejza, për Llapi.info ka thënë se rrugët kryesore janë të kalueshme.

“Gjendja e rrugëve në Podujevë, po them është mirë, sepse nuk ka bllokada. Intervenim është duke u bërë në të gjitha pjesët, fshatrat me të gjitha ekipet që i ka. Prioritet janë mirëmbajtja e rrugëve në ato vende ku ka njerëz që janë të sëmurë, dializë, pastaj institucionet shkollat, komunat dhe qendrat e mjekësisë familjare.” Shtoi Fejza

Ai tha se në tërë qytetin e Podujevës, po veprojnë tetë kamionë që pastrojnë rrugët.

“Rrugët kryesore janë të gjitha të kalueshme, nuk ka ndonjë bllokadë. Mirëmbajtja e rrugëve nuk guxon të ndalet pasi edhe të reshurat nuk janë ndalur. Çdo kamionë e ka një anë. Në tërë qytetin e Podujevës, janë gjithsej tetë kamionë që bëjnë mirëmbajtjen e rrugëve” përfundoi ai.

Megjithatë, edhe pse ai deklaroi se të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme, rruga e qendrës së qytetit ‘Zahir Pajaziti’ vazhdon të jetë e mbuluar me borë dhe se qarkullimi në këtë pjesë është e vështirë./Llapi.info