Rruga Podujevë – Bajgorë, frekuentohet dhe shfrytëzohet kryesisht për turizëm, por, shembja e gurëve rrezikon shoferët që kalojn kësaj rruge.

Një lexues i portalit “Llapi.info” ka dërguar disa fotografi që pasqyrojn gjendjen e kësaj rruge.

Në fotografi shihet qartë që, cilësia e asfaltit është jo e mirë, por, në pirgjet e kësaj rruge ka edhe shumë gurë që shkaktojnë rrezik për jetën e qytetarëve.

Madje një pjesë e rrugës është vështirë e qarkullueshme. Mungojnë rrjetat që parandalojnë shembjen e gurëve, sinjalistikat dhe asfalti në shumë pjesë është i dëmtuar./Llapi.info

maxresdefault