Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës ende s’e ka rregulluar rrugën në fshatin Bellopojë, e cila të çon për në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc, raporton Llapi.info.

Në pamjet që lexuesit i kanë dërguar në Llapi.info, shihet se kjo rrugë është shtrembëruar thuajse e tëra. Banorët janë ankuar se e njëjta po pamundëson frekuentimin e saj, pasi dita-ditës po bëhet me gjendje të vështirë për qarkullim.

Në bazë të pamjeve, në këtë rrugë nuk mungojnë as gropat, të cilat kur ka reshje përmbyten nga uji.

Sipas tyre, me këtë gjendje banorët kësaj ane janë ballafaquar për shumë vjet, ndërkohë që deri më tani s’është ndërmarrë diçka në meremetim e saj.

Siç mëson Llapi.info, rruga është dëmtuar nga kamionët e peshave të rënda gjatë ndërtimit të Burgut të Sigurisë së Lartë./Llapi.info