Screenshot
Lokale - eSIMy

Zyrtarisht është dhënë kontrata për zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë-Podujevë, më saktësisht në segmentin Prishtinë-Besi.

Në platformën e-Prokurimi është publikuar dokumenti i dhënies së kontratës nga Ministria e Infrastrukturës.

Kontrata iu dha grupit të operatorëve ekonomikë R&Rukolli dhe Bageri Sh.P.K.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 419 mijë e 811 euro e 33 centë – e njëjtë me vlerën më të ulët dhe më të lartë të tenderëve të ofertuar.

As më shumë e as më pak ishte edhe vlera e parashikuar e kontratës, në thirrjen për tenderim.

Nga Prokurimi nuk është bërë e ditur kohëzgjatja e saktë e kontratës, teksa operatorët pritet të fillojnë punën së shpejti.

Kontrata e dhënë nuk ka mundësi të nënkontraktohet.