Problemet me rrugët e Podujevës janë duke vazhduar, derisa tani pas shkrirjes së borës rrugët janë ‘pushtuar’ nga lloçi, në këtë kohë kur edhe kanë nisur punimet.
Kësisoj banorët e rrugës “Gallapi”, thonë se nga lloçi i shumtë, rruga është bërë e pakalueshme.
“Rruga “Gallapi”, na kanë bë Komuna një kanalizim dy ditë pa ra borë, edhe pse kanalizimi është bë katastrofë. Nuk ka kun me lan puset ve konusin 70cm është i thellë e po thonë me prit deri sa të flenë, por nuk është vera me prit se na jena mbet mbyll”, ka thënë në kushte anonimiteti një qytetar, i cili edhe i ka dërguar fotografitë në redaksinë e portalit.
Ndryshe, probleme dhe vështirësi në qarkullim si për vetura ashtu edhe për këmbësorë, ka edhe në rrugët e qendrës së Podujevës.
Kujtojmë, probleme me rrugë kanë edhe disa fshatra tjera të Komunës së Podujevës./Llapi.info








