Lokale - eSIMy

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtinë”, ka njoftuar se për shkak të goditjes së rrufesë në pajisjet e energjisë elektrike në stacionin e pompave në Batllavë dhe reshjeve të rrëmbyeshme në disa zona është destabilizuar furnizimi me ujë në disa pjesë të kryeqytetit, transmeton Llapi.info.

“Si shkak i goditjes së rrufesë në pajisjet e energjisë elektrike në stacionin e pompave në Batllavë dhe reshjeve të rrëmbyeshme në disa zona është destabilizuar furnizimi me ujë në disa pjesë të kryeqytetit. Pa furnizim me ujë janë Kodra e Trimave në tërësi, rruga e ” Llapit”, rruga” Bajram Bahtiri” dhe zonat e tjera përreth. Ekipa e elektricistëve të KRU” Prishtina” është në vend ngjarje dhe po merren me sanimin e defektit të energjisë elektrike në SP Batllavë. Po besojmë që shpejt do e sanojnë defektin. Ju falënderojmë për mirëkuptim”, ka njoftuar KRU “Prishtina”./Llapi.info