Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një person e ka humbur jetën në Rugovë të Pejës, pasi është rrokullisur me traktor.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:20, policia është informuar se në fshatin Malaj-Rugovë, ka ndodhur një rast, një person është rrokullisur me traktor. Njësitet kompetente kanë dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe ambulanca nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës”, u shpreh ai.