Lokale - eSIMy

Një 48-vjeçar në fshatin Potok të Podujevës ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve që ka pësuar nga rrokullisja e traktorit, raporton Llapi.info.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:00 është raportuar për një rast, lëndim i rëndë trupor, në fshatin Potok të Podujevës. Me të marrë informatën policia dhe ekipi mjekësor  ka dalë  në vendin e ngjarjes. Mbështetur në të dhënat fillestare dyshohet se një traktor deri sa ishte në lëvizje në një terren malor, për shkaqe akoma të panjohura deri tani, është rrokullisur. Në këtë rast një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që i janë shkaktuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

“Trupi i pajetë i viktimës F.K mashkull 48 vjeç është dërguar për obduksion ndërkohë që policia po e heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë tutje ajo./Llapi.info