Një person është lënduar rëndë sot si pasojë e rrokullisjes me traktor në Podujevë, raporton Llapi.info.

Siç ka mësuar Llapi.info, rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Brainë të kësaj komune.

I njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore, për cka është dërguar në Qendrën Klinike Universitare.

Llapi.info ka provuar disa herë që të marrë informacione shtesë, por Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje./Llapi.info