Një person është lënduar sot rreth orës 15:00 në fshatin Surdull të Podujevës, pasi i njëjti është rrokullisur me traktor, raporton Llapi.info.
Lajmin për Llapi.info a ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili ka deklaruar se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 15:10, në fshatin Sudull të Podujevës, raportohet se një traktor është rrokullisur dhe një person mashkull kosovar ka marrë lëndime trupore. Policia me njësitet kompetente ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa personi i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoxha./Llapi.info