Ka rrjedhur fotografia e parë e Audi RS 3 super sportiv i cili pritet të dal në shitje në 2020-ën.

Kjo veturë do të jetë më e shpejta hatchback e markës gjermane, me mbi 400 kuajfuqi e që rivalizon direkt Mercedes-AMG A45.

Ashtu sikurse Golf Mk8, Audi RS 3 i ri do të jetë i bazuar në platformën e Volkswagenit, MQB, transmeton Koha.net.

Motorin do ta ketë 2.5 litërsh të njëjtë sikurse modeli i tanishëm i RS 3, por të përditësuar, e i cili tani prodhon 415 kuajfuqi nga 395 kuajfuqi sa prodhon në modelin e tanishëm.

Audi RS 3 do të ketë marshe automatike e sistemin quattro me të gjitha rrotat aktive.