Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë u rrit në 24.824 të premten pasi 281 persona të tjerë vdiqën nga shkaqet që lidhen me sëmundjen.
Numri i vdekjeve për një ditë gjatë të enjtes ishte 268.
Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi shtoi se numri i rasteve të reja me Covid-19 u rrit në gjithsej 215 216 nga 213.435 një ditë më parë.
Spanja, një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, njoftoi kohët e fundit një plan katër fazësh për të hequr masat e rrepta të bllokimit dhe të kthehej në një “normalitet të ri” deri në fund të qershorit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova