Numri i vdekjeve nga coronavirusi në Francë është rritur për 987 në 13,832, por numri i pacientëve që po trajtohen në kujdesin intensiv ra për ditën e tretë me radhë.

Shifrat e fundit kanë ngjallur shpresën, se bllokimi mbarëkombëtar po e frenon përhapjen e virusit, transmeton Telegrafi.

“Ne po përballemi me një epidemi masive dhe vrastare, e cila ka arritur një nivel të paparë”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë Jerome Solomon.

Gjatë 24 orëve të fundit, numri i të vdekurve në kujdesin intensiv ka rënë nga 7,004 në 6,883, apo dy për qind më pak.

Mund të konsiderohet se edhe numri i të sëmurëve në spital është stabilizuar pasi 31,320 rasteve i janë shtuar vetëm 53 pacientë.

Që gjendja të jetë nën kontroll, ministria ka kërkuar që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa po bëhen kontrolle që të ndalohen kontrollet e panevojshme.