Austria prezantoj masa më të rrepta për shkak të epidemisë së coronavirusit. Këto masa janë më të rrepta sa i përket vendosjes së maskave, distancimit social si dhe tubimet publike, njoftoi kancelari austriak, Sebastian Kurz.
Maskat e fytyrës përsëri do të jenë të detyrueshme në dyqane dhe shkolla, siç ishte rasti në pranverë. Maskat duhet të mbahen edhe në transportin publik, raporton reuters.
Ngjarje të organizuara në mënyrë profesionale, ku qëndrojnë ulur vizitorët, mund të organizohen deri në 1500 persona brenda dhe deri në 3000 persona jashtë, transmeton Telegrafi.
Tubimet janë të kufizuara në 50 persona brenda dhe 100 jashtë nëse nuk qëndrojmë të ulur.
Në hotelieri, kamerierët do të duhet të mbajnë maska gjersa shërbimi i ushqimit do të bëhet vetëm në tavolina.
Numri ditor i infeksioneve është rritur që nga fundi i qershorit dhe arriti në 644 të enjten, numri më i lartë që nga fundi i marsit kur rritja fillestare e infeksioneve u ngadalësua.
“Pikërisht sepse vera ka shkuar mirë dhe njerëzit nuk mund të besojnë se numrat po rriten përsëri, unë ju bëj thirrje të gjithëve që ta marrim situatën seriozisht së bashku”, tha Kurz në një konferencë për shtyp.