Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 202 të tjerë raportohen të plagosur, nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Turqinë gjatë së premtes.
Kryetari i Izmirit, Tunc Soyer, ka deklaruar se 20 ndërtesa janë rrëzuar në një provincë, ndërsa thuhet se 70 persona janë shpëtuar nga rrënojat.
“Për fat të keq, katër nga shtetasit tanë humbën jetën gjatë tërmetit”, ka shkruar më herët në rrjetin social Tëitter, ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca.
Në anën tjetër, as Greqia nuk i ka shpëtuar këtij tërmeti. Deri më tani raportohen për të paktën dy persona qe kanë vdekur.