Lokale - eSIMy

Nëntë raste pozitive me virusin korona janë regjistruar gjatë 24-orëve të fundit në Komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, me këto raste ka shkuar në 25 numri i personave aktivë me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë, mbi 7 mijë qytetarë llapjanë kanë qenë të infektuar me COVID-19. Prej tyre, 74 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Krahas kësaj situate, është duke vazhduar vaksinimi anti-covid në QKMF-në e kësaj komune. Deri më tani janë administruar rreth 80 mijë vaksina, ndërkohë që ka nisur edhe dhënia e dozës së tretë.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se 264 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit. Në nivel vendi mbesin gjithsej 1.251 raste aktive me COVID-19.

Ndërkohë në 24 orët e fundit sipas MSH-së janë dhënë 2.877 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më sot sipas MSH-së 789.306 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Llapi.info