Ministria e Punëve të Brendshme dhe UNDP-ja kanë organizojnë konferencë për medie në lidhje me vazhdimin e fushatës për legalizimin e armëve.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, tha se deri në tani janë dorëzuar 1428 kërkesa për legalizim të armëve, ndërsa janë lëshuar 862 leje për armëmbajtje.
Ai tha se Kosova tashëm është bërë nj shembull sa i përket kësaj teme.
“Kosova është bërë një shembull rajonal për krijimin e pikës së kontaktit për armë dhe numrit të legalizimit të armëve. Kjo ka bërë që të shkëmbehen këto praktika të mira vendore edhe me disa shtete të rajonit të cilat kanë realizuar vizita studimore në Kosovë. Në kampanjën e parë për legalizimin e armëve kemi pranuar rreth 1428 kërkesa për legalizim. Rreth 682 pëlqime të lëshuar dhe 7 kërkesa për deaktivizim. Ky është rezultat jashtëzakonisht i madh. Policia e Kosovës në baza vjetore konfiskon rreth 1300 armë, në 2016 ka konfiskuar 1292 armë, në 2017 ka konfiskuar 1211 armë, ndërsa në vitin 2018 ka konfiskuar 1473 armë apo 6176 konfiskime dhe legalizime”, tha ai.
Ai tha se arsyeja e vazhdimit të afatit për legalizim ka qenë kërkesa e mërgimtarëve që t’u krijohet edhe një mundësi edhe për t’u pajisur me leje për armëmbajtje.