Një rrahje mes dy femrave ka ndodhur në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ndërkohë që të dy femrat kanë pësuar lëndime trupore.

“Është raportuar se dy të dyshuara femra kosovare kanë pranuar trajtim mjekësor, pasi që të njëjtat pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes veti. Të njëjtat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info