Lokale - eSIMy

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi, ka treguar për Gazetën Express se një 27-vjecar është gjetur pa shenja jetë në fshatin Buzez, në rrethinë të Opojes.

Policia vdekjen e ka cilësuar si aksidentale.

“Aksidentalisht ka humbur jetën një i ri 27-vjeçar deri sa ka qenë duke u trajnuar me një kalë nga plagët e renda ka ndërruar jetë në fshatin Buzez”, ka thënë Gashi.

Rasti ka ndodhur në orën 16:30.