Moti i ligë që po mban ditëve të fundit, ka rrëzikuar një shtyllë elektrike në fshatin Letanc të Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.
Banorët e fshatit thonë se rrëzimi i saj ka ndodhur para katër ditëve dhe se përkundër njoftimit të KEDS-it, nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga ana e tyre.
Sipas banorëve, ndihet të rrezikuar nga rrëzimi i shtyllave elektrike – sidomos fëmijët e vegjël.
Ata apelojnë nga organet kompetente që të ndërmarrin masa të menjëhershme për këtë problem.








